Telegrafi

Ministri Mehaj sqaron pagën që merr nga Norvegjia

Foto: Arkiv

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë një sqarim rreth deklarimit të pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Mehaj thotë se ka vetëm një shtëpi dhe se pas daljes nga Ushtria, ai do të merr pagë vetëm edhe pesë muaj nga Norvegjia, transmeton Telegrafi.

“Sqarim për opinionin publik. Nga deklarata ime e pasurisë, e cila është publike dhe mund ta sheh çdokush, disa portale kanë nxjerrë tituj që nuk korrespodojnë me deklarimin tim për pasurinë. Në këto media shkruan se unë kam “3 banesa, 3 shtëpi dhe pagat nga Norvegjia”. KJO NUK ËSHTË E VËRTETË! E vërteta është se unë kam vetëm një shtëpi teksa banesën e kam shitur, ndërkohë të tjerat janë të prindërve, të cilat jam i obliguar t’i raportojë dhe janë të theksuara se kujt i përkasin. Në anën tjetër unë NUK i marrë disa paga. Pas lëshimit të Ushtrisë, unë marrë pagë vetëm edhe 5 muaj dhe kështu e vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës”, thotë ai.

Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar pasurinë e zyrtarëve në Kosovë. Pasurinë e deklaruar nga ministri Mehaj mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/