Site icon Telegrafi

Ministri Mehaj priti ambasadoren e Finlandës në Kosovë, flasin për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

Në vazhdën e takimeve pritëse të ambasadorëve, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Sipas një njoftimi për media ambasadorja Stjernvall, uroi ministrin Mehaj për detyrën si dhe shprehu vullnetin e saj dhe shtetit finlandez për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh me theks në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke vlerësuar lartë procesin e zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Siç thuhet në njoftim, nga ana  e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e lartë për Finlandën në mbështetjen e ofruar për të arriturat e deritashme të vendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Gjithashtu, ministri Mehaj dhe ambasadorja Stjernvall u pajtuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të ministrive të mbrojtjes së dy vendeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version