Site icon Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë pritet me nderime të larta shtetërore në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.

Ministri Guler është pritur me nderime të larta shtetërore, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu do të takohet edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Pas përfundimit të takimeve do të mbahet edhe një konferencë për media. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version