Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar sot në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar sot do të jetë për vizitë në Kosovë.

Ministri turk i Mbrojtjes do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Ministri Mehaj do të takohet me homologun turk në orën 13:30, ndërkaq presidentja do ta takojë në orën 15:00. /Telegrafi/