Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka reaguar për vrasjen e policit Izet Demaj në krye të detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha thënë se është shokuar, duke theksuar se Demaj nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve.
“Jam i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj. Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së. Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi.
Me dhembje të thellë u shprehi ngushëllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi”, ka shkruar Berisha, transmeton Telegrafi.
Demaj u vra gjatë parandalimit të një plaçkitje të armatosur në Istog me ç’rast është vrarë edhe plaçkitësi.