Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama nderojnë ushtarët e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe oficerë të lartë të FSK-së, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Prishtinës bënë homazhe dhe vendosën lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë.

Po ashtu anëtarët e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule edhe te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova si dhe te shtatorja e komandantit të orëve të para të UÇK-së, heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Ndryshe, sot edhe krerë të institucioneve të vendit dhe ambasadorë kanë bërë homazhe dhe vendosur lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë. /Telegrafi/