Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan, në vlerën totale prej 979,880.40 euro.
Në një shkrim të bërë në Facebook, Matoshi ka thënë se “me këtë projekt ne po i japim fund problemit të madh që kanë banorët e kësaj ane, të cilët duke qenë afër liqenit që furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të Kosovës, vet kanë qenë të privuar nga kjo e drejtë elementare”.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se, për Orllanin janë duke përgatitur edhe planin zhvillimor, për ta bërë pjesën e Orllanit zonë turistike dhe për të evituar braktisjen nga qytetarët e kësaj ane./Telegrafi/