Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq deklaroi se në vendin e tij nuk do të ndërtohen baza ushtarake të NATO-s, pasi nuk ishin të nevojshme.
”Poligoni ushtarak, që do të ndërtohet në malin Sinjajevina, do të shërbeje si nevojë e forcave të armatosura, por në asnjë rast nuk do të jetë bazë e NATO-s”, deklaroi ai.
Sipas tij, ky poligon nuk paraqet asnjë rrezik për ambientin.
Mali i Zi u anëtarësua në NATO një vit më parë, me gjithë kundërshtimet e forta të Rusisë.