Telegrafi

Ministri malazez dhe turk komentojnë “ndikimin e Rusisë ndaj stabilitetit të Ballkanit”

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlud Çaushogllu, i cili është për vizitë zyrtare në Podgoricë, porositi se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Malin e Zi si anëtar i ri i NATO-s.

Ai ka mbajtur takim me kolegun e tij malazez, Sërgjan Darmanoviq.

Në takim është vlerësuar se marrëdhëniet e dy vendeve janë të mira, por duhet përparim i bashkëpunimit ekonomik që tani është në nivel të tregtisë vjetore në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Ministri malazez dhe turk e kanë komentuar edhe “ndikimin e Rusisë ndaj stabilitetit të Ballkanit”.

Çaushogllu theksoi se Mali i Zi paraqet stabilitet për Ballkanin Perëndimor.