Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, sot së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kanë marrë pjesë në dhurimin e certifikatave të lindjes për personat që nuk i kanë pasur të njëjtat, e që kanë qenë të lindur në Maqedoninë e Veriut.
Lloga në fjalimin e tij tha se Maqedonia e Veriut bëhet vendi vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë në zgjidhjen e problemit të personave të paregjistruar.
“Këta njerëz nuk do të jenë më të margjinalizuar, të diskriminuar, të privuar nga qasja në mbrojtje shëndetësore dhe sociale, arsim dhe qasje në drejtësi. Ministria e Drejtësisë mbështeti dhe koordinoi procesin për zgjidhje sistematike dhe të përhershme të problemit prej disa dekadash të rreth 700 personave, shumica e të cilëve që ishin të paevidentuar dhe të paregjistruar në librin amë të të lindurve.
E mbështetëm përgatitjen e Ligjit për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve, që është miratuar në vitin 2020”.
“Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji ishte dorëzuar nga një grup i deputetëve në Kuvend, ndërsa u miratua më 14 qershor të vitit 2023. Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, me këtë ligj garantohet e drejta e regjistrimit në librin amë të të lindurve të çdo fëmije të lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut menjëherë ndërsa më së voni 45 ditë nga dita e lindjes së fëmijës, pavarësisht nga shtetësia dhe statusi personal i prindërve të tij”, tha Lloga.
Ai shtoi se miratimi i këtij ligji tregoi vullnetin e tyre politik për të respektuar të drejtat e njeriut të personave të paevidentuar.
“Mirënjohje për organizatat joqeveritare, UNHCR-në dhe OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme që na japin për zgjidhjen e problemit të personave të paevidentuar në librat amë”, tha Lloga.