Reperi i njohur, Gold AG, është një nga personazhet i cili ka shumë miqësi me figurat publike.
Ai është i pëlqyer për këngët e tij të shumta që publikon, shumica prej të cilave janë me tematikë patriotike.
Së fundmi, ai është mirëpritur në zyrën e Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, së bashku me hoxhën e njohur Halil Kastrati.
Ata ishin të pranishëm me rastin e organizimit të ceremonisë për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2017.
Ky i fundit, është shumë i njohur për aktivitetet e tij të shumta bamirëse, së cilave u janë bashkangjitur edhe shumë figura publike, ndër to reperët si Capital T dhe Gold AG.
Ishte vet reperi Gold AG, ai i cili bëri të ditur se ka pasur një takim miqësor sot me ministrin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Takim miqësor me ministrin e kulturës, rinisë dhe sportit, z.Kujtim Gashi”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.
I njëjti, ka paralajmëruar fansat se së shpejto do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor. /Telegrafi/