Kosova ka fituar pikën e parë në histori të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
Përfaqësuesja jonë ka barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë me rezultat 1:1.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi ka treguar se stadiumi i ri i Kosovës, do të ketë kapacitet me 30 mijë ulëse.
“Kësaj radhe kanë qenë 105 mijë, që i bije përafërsisht rreth tetë për qind e popullatës. Kompania turke ka fituar tenderin për hartimin e projektit të stadiumit të ri. Stadiumi do të jetë me 30 mijë ulëse dhe kah fundi qershorit ose fillimi i korrikut do të nis të ndërtohet”.
“Për një periudhë të shkurtër do të kemi në dispozicion tre stadiume, Fadil Vokrri dhe Adem Jashari. Besoj se do të jetë një fillim i mirë”, tha Gashi në Dueli Sportiv të RTV Dukagjini.
Ai më tutje ka lavdëruar edhe paraqitje e djelmoshave tanë kundër bullgarëve në Prishtinës
Pas kësaj, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A, ku lider është Anglia me gjashtë pikë ndërsa Bullgaria është e dyta me dy pikë. /Telegrafi/