Telegrafi

Ministri Krasniqi reagon ndaj videos ku shihet një e mitur duke u nxjerrë me forcë nga një lokal

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar ndaj një video ku shihet një mitur duke u nxjerrë më forcë jashtë lokalit në prani të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Krasniqi tha se “Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë”.

Ministri tha se angazhohet çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi.

“Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.