Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) të cilët sigurojnë kufirin jogirë me Greqinë, janë rreshtuar në vendet më kritike përgjatë kufirit, nga Moini e deri në Nikoliq, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit Zoran Jolevski, kufiri është i mbrojtur mirë dhe është i shënuar si duhet. Gjatë vizitës në kuotën 59 të kufirit në Gjevgjeli, Jolevski gjithashtu vërtetoi praninë e tij në takimin e Vienës me kolegët e Evropës Qendrore dhe atyre të rrugës së Ballkanit perëndimor, ku pret që të arrihet marrëveshje për hapat e ardhshëm në menaxhimin me krizën e refugjatëve./Telegrafi/