Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Gatz, tha se qeveria e Spanjës e udhëhequr nga socialistët është “ndëshkuar” nga votuesit pas zgjedhjeve të kësaj fundjave në BE.
Bëhet e ditur se Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjoll, e udhëhequr nga kryeministri Pedro Sanchez, ra nga 21 vende në Parlamentin Evropian në 20, me Partinë Popullore konservatore që mori 22 vende.
Ndërkohë, partneri i koalicionit të Sanchez, Sumar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Yolanda Diaz, fitoi tre vende, shkruan skynews.
Ndryshe, qeveria spanjolle “e zemëroi” administratën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi ajo së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë, njohën zyrtarisht një shtet palestinez.
The Spanish people have punished @sanchezcastejon and @Yolanda_Diaz_ coalition with a resounding defeat in the elections.
It turns out that embracing Hamas murderers and rapists doesn’t pay off.@NunezFeijoo @Santi_ABASCAL pic.twitter.com/zqTXVhar6Q
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) June 10, 2024
“Populli spanjoll e ka ndëshkuar koalicionin e Pedro Sanchez dhe Yolanda Diaz me një humbje të madhe në zgjedhje”, shkroi Katz në X.
“Rezulton se përqafimi i vrasësve të Hamasit nuk shpërblehet”, shtoi ai. /Telegrafi/