Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm iranian: Hamasi është i gatshëm të lirojë pengjet, por ka një kusht

Ministri i Jashtëm iranian siç raporton Sky News, ka bërë të ditur se Hamasi është i gatshëm të lirojë civilët që janë marrë peng.

Megjithatë ai theksoi se Hamasi ka një kusht për këtë, lirimin e mbi 6 mijë palestinezëve që gjenden nëpër burgjet izraelite, transmeton Telegrafi.

Hossein Amirabdollahian në një takim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë se Irani është i gatshëm të luaj rolin e vet në këtë kërkesë humanitare së bashku me Katarin dhe Turqinë.

Lexo po ashtu Gazetari i BBC-së pyet zyrtarin e Hamasit sesi i arsyeton vrasjet e civilëve, Ghazi Hamad heq mikrofonin dhe kërkon të ndërpritet intervista

Ai shtoi se bota duhet të mbështet lirimin e të burgosurve palestinezë, në anën tjetër theksoi se militantët e Hamasit mbajnë në Gazë 229 civilë që janë marr peng gjatë 7 tetorit.

Deri më tani janë liruar katër e të fundit janë shtetaset amerikane – nënë e bijë që javën e kaluar u liruan. /Telegrafi/

Exit mobile version