Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm holandez nesër vjen për takim zyrtar në Maqedoni

Ministri për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ai do të realizojë takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov me të cilin do të bisedojnë për situatën aktuale politike në Maqedoni, përgatitjet për referendum, si dhe procesin e reformave për BE dhe NATO.

Pas takimi është paralajmëruar edhe konferencë për shtyp e përbashkët e të dy ministrave.

“Ky është takimi i katër dy palësh të ministrave të jashtëm të Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Holandës për një periudhë prej 15 muajve, çka tregon rritjen e intensitetit të dialogut politik në mes dy vendeve”, thonë nga MPJ. /Telegrafi/

Exit mobile version