Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, lordi David Cameron, do të qëndrojë në Kosovë.
Shefi i diplomacisë britanike nesër do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga kabineti i Presidentes kanë njoftuar se takimi do të zhvillohet të enjten në ora 9:00, por nuk kanë treguar nëse do të ketë prononcim për media pas këtij takimi. /Telegrafi/