Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Mark Field, po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqje, pasi është filmuar duke e nxjerrë me forcë nga salla një protestuese për ndryshime klimatike.
Në video shihet Field duke ndalur aktivisten e Greenpeace, të cilën e shtynë për muri dhe në një moment e kap për qafe dhe me forcë e nxjerrë nga salla.
Protesuesit e veshur me bluza me ngjyrë të verdhë ishin futur në sallë, ku në ato momente po mbante fjalim Philip Hammond mbi çështjet politike të Britanisë së Madhe, dhe asaj se si Brexit do të ndikojë në ekonominë e këtij vendi.
Field, i martuar dhe baba i dy fëmijëve dëgjohet në video duke thënë: “A mund ta nxirrni jashtë këtë person?” E reagimi i saj ishte “Më falni është një protestë paqësore”.
Për të arsyetuar veprimin e tij, Field ka thënë se kishte reaguar në atë mënyrë duke “iu përgjigjur shkeljes së madhe të sigurisë”, pasi frikësohej se protestuesit mund të kishin qenë të armatosur.
Megjithatë, ky incident ka nxitur reagime të ashpra, ku po kërkohet me thirrje për dorëheqje. /Telegrafi/