Ministri izraelit Bezalel Smotrich tha se pengjet e mbajtura rob nga Hamasi në Gaza, “nuk janë gjëja më e rëndësishme” për të cilën Izraeli duhet të shqetësohet.
Siç raporton Times of Israel, ai foli për negociatat aktuale mes autoriteteve izraelite dhe Hamasit për lirimin e 134 të burgosurve, transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse e konsideron kthimin e pengjeve si qëllimin më të rëndësishëm të luftës së Izraelit kundër Hamasit, ministri i ekstremit të djathtë është përgjigjur negativisht, duke thënë se gjëja më e rëndësishme është shkatërrimi i Hamasit.
“Çfarë është e rëndësishme tani? Ne duhet të shkatërrojmë Hamasin”, tha Bezalel.
Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme lirimi i pengjeve.
“Por duhet të kuptoni se thënia “me çdo kusht” është problematike”, tha ai.
Ministri izraelit i kabinetit të luftës Benny Gantz dënoi ashpër deklaratat e Smotrich.
“Kthimi i pengjeve nuk është vetëm qëllimi ynë në luftë, është imperativi ynë moral si vend dhe si popull. Është më urgjenti. Nuk do të humbim asnjë mundësi për t’i sjellë ata në shtëpi”, shkroi Gantz në X. /Telegrafi/