Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir ka pohuar se “zgjidhja e vërtetë” për t’i dhënë fund mbipopullimit në burgjet izraelite është aplikimi i dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë që ai i përcakton si “terroristë”.
Në një shkrim në platformën X, kreu i partisë së ekstremit të djathtë, Fuqia Hebraike, shprehu lumturinë që qeveria izraelite miratoi një propozim për ndërtimin e 936 objekteve shtesë të paraburgimit për të burgosurit palestinezë.
“Ndërtimi shtesë do të mundësojë strehimin e një numri më të madh terroristësh në burg dhe do të zgjidhë pjesërisht krizën e mbipopullimit në burgje”, tha Ben-Gvir.
שמח שהממשלה אישרה את הההצעה שלי שתאפשר לשב״ס לבנות 936 (בהצפפה 1,600) מקומות כליאה נוספים לאסירים ביטחוניים. תוספת הבנייה תאפשר לשירות בתי הסוהר לקלוט מחבלים נוספים, ותביא פתרון חלקי למצוקת הכליאה הקיימת בשב״ס. אני מברך על כך שרוב רובם של השרים גילו אחריות ומנהיגות בנושא החשוב…
— איתמר בן גביר (@itamarbengvir) April 17, 2024
Ai shtoi se “dënimi me vdekje për palestinezët është zgjidhja e duhur për problemin e mbipopullimit të burgjeve”.
Theksojmë se shteti izraelit ka një numër të madh të burgosurish palestinezë, të cilët janë arrestuar gjatë ofensivës së fundit të filluar më 7 tetor.
Ndryshe, Izraeli dhe Palestina vitin e kaluar kanë shkëmbyer të burgosurish palestinezë me pengje izraelite. /Telegrafi/