Palestinezët do të jenë në krye të Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës, thotë ministri izraelit i Mbrojtjes.
Yoav Gallant ka thënë se nuk do të ketë prani civile izraelite në Gaza dhe organet palestineze do të jenë “në krye” të territorit pas përfundimit të luftës me Hamasin.
Në një deklaratë nga zyra e tij, Gallant tha se Hamasi nuk do të kontrollojë më Gazën dhe Izraeli do të rezervojë lirinë operacionale të veprimit, raporton theguardian.
“Banorët e Gazës janë palestinezë, prandaj organet palestineze do të jenë përgjegjëse, me kusht që të mos ketë veprime armiqësore apo kërcënime kundër shtetit të Izraelit”, pohoi ai.
Theksojmë se deri më tani, mbi 22 mijë palestinezë, kryesisht civilë, gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet e Izraelit ndërsa mbi 1200 izraelitë kanë vdekur që nga 7 tetori.
Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë kundër militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/