Site icon Telegrafi

Ministri izraelit i Mbrojtjes i kërkon Netanyahut të nënshkruajë marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit i ka kërkuar Benjamin Netanyahut që të arrijë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin për të sjellë pengjet e mbetura në shtëpi nga Gaza.

“Është tepër vonë për të rrëmbyerit që u vranë me gjakftohtësi”, shkroi Yoav Gallant në X, duke iu referuar gjashtë pengjeve trupat e të cilëve u sollën sot në shtëpi.

“Të rrëmbyerit që mbeten në robërinë e Hamasit duhet të kthehen në shtëpi”, pohoi ai.

“Kabineti politik i sigurisë duhet të mblidhet menjëherë dhe të ndryshojë vendimin e marrë të enjten”, shtoi ministri, duke iu referuar një vendimi të kabinetit për të insistuar në mbajtjen e trupave në të ashtuquajturin korridor të Filadelfit, përgjatë skajit jugor të Gazës.

Netanyahu ka këmbëngulur në mbajtjen e trupave në korridor për të parandaluar Hamasin nga kontrabandimi i armëve nga Egjipti, por kjo shihet si një nga pengesat kryesore për një marrëveshje me Hamasin.

Gallant është përplasur vazhdimisht me kryeministrin izraelit rreth arritjes së një armëpushimi në Gaza, ku do të ktheheshin pengjet e mbetura në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Rreth një e treta e 101 pengjeve izraelitë dhe të huaj besohet se kanë vdekur. Fati i pjesës tjetër nuk dihet. /Telegrafi/

Exit mobile version