Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka deklaruar se ushtria e tij duhet të jetë e gatshme për frontin verior kundër çfarëdo lëvizje të grupit libanez Hezbollah.
Gallant i bëri këto komente në një takim të mbyllur me zyrtarët e lartë të shtetit, transmeton Telegrafi.
Theksoi se duhet të kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme në frontin verior, duke marrë parasysh se Hezbollahu ka “dhjetë herë fuqi më të madhe sesa Hamasi”.
Në takim Gallant kërkoi nga zyrtarët shtetërorë të kryejnë dërgimin e pajisjeve ushtarake në frontin verior. Gjatë ditës, ushtria izraelite dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr sipas deklaratave të dy palëve.
Të paktën dhjetë luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë nga konflikti që shpërtheu në kufirin mes Libanit dhe Izraelit.
Eskalimi ndodhi si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, që e nxiti sulmi i befasishëm i 7 tetorit nga militantët e Hamasit që hodhën raketë mbi qytetet izraelite.
Të paktën 3.478 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gazë.
E Hezbollahu ka zhvilluar disa luftëra më Izraelin, nga të cilat ishte edhe ai i vitit 2006, ku grupi libanez granatoi qytetet izraelite, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Mbi 1 mijë libanezë ishin vrarë në këtë konflikt, derisa pjesa më e madhe nga jugu i Libanit, “çerdhja” e Hezbollahut. /Telegrafi/