Site icon Telegrafi

Ministri izraelit kërcënon se do të thellojë ofensivën ushtarake në Rafah

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka kërcënuar se do të thellojë ofensivën ushtarake në Rafah nëse marrëveshja për sjelljen e pengjeve në shtëpi nuk bën përparim me Hamasin.

Yoav Gallant vizitoi trupat në qytetin jugor të Gazës më herët sot dhe tha se operacioni do të vazhdojë atje derisa grupi militant të eliminohet, raporton skynews.

Megjithatë, ai tha se Izraeli do të ishte i gatshëm të bënte “kompromise” për të siguruar kthimin e pengjeve.

“Nëse ai opsion hiqet, ne do të vazhdojmë dhe do ta thellojmë operacionin. Kjo do të ndodhë në të gjithë rripin – në jug, në qendër dhe në veri”, pohoi ai.

Izraeli dërgoi trupa në Rafah dhe pushtoi pikën kufitare të zonës me Egjiptin.

Lexo po ashtu Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Masa erdhi pasi hodhi poshtë një propozim armëpushimi të paraqitur nga Hamasi, duke thënë se ai nuk adresonte kërkesat thelbësore.

Pak kohë më parë, një ekip zyrtarësh izraelitë mbërritën në Kajro për të vlerësuar nëse Hamasi mund të bindet të ndryshojë marrëveshjen.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version