Telegrafi

Ministri izraelit kërcënon me rrëzimin e qeverisë nëse IDF-ja ndalë ofensivën në Gaza

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir sulmoi kabinetin e luftës dhe bëri thirrje për shpërbërjen e tij, mes spekulimeve se fushata intensive ushtarake e IDF-së në Gaza mund të përfundojë së shpejti në favor të operacioneve me intensitet më të ulët, shkruan Times of Israel.

“Nëse dikush synon, Zoti na ruajt, të ndalojë IDF-në përpara se Hamasi të mposhtet dhe të kthehen të gjithë pengjet, ata duhet të konsiderojnë se Otzma Yehudit nuk do të jetë me ta”, tha kreu i partisë së ekstremit të djathtë.

Ai shtoi se ideja e zvogëlimit të intensitetit të ofensivës në Gaza, është një dështim i kabinetit të luftës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Izraeli 'sulmohet furishëm me raketa në qytete dhe komunitete të shumta', aktivizohet sistemi "Irone Dome"

“Duhet të çmontohet menjëherë. Ka ardhur koha për t’i kthyer frenat kabinetit më të gjerë (të sigurisë)”, tha Gvir.

Kabineti i Luftës përbëhet nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe udhëheqësi i Unitetit Kombëtar dhe Ministri pa portofol Benny Gantz, të cilët janë tre anëtarët me të drejtë vote, së bashku me dy vëzhgues, Ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer dhe ministrin pa Portofol, Gadi Eisenkot.

Ben Gvir u përplas me Gallantin në shumë raste, edhe para 7 tetorit dhe ka një marrëdhënie të vështirë me Netanyahun. /Telegrafi/