Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar se Gaza do të “goditet aq fuqishëm, sa që nuk imagjinohet”, nëse Hamasi nuk i liron pengjet izraelite dhe të huaj.
“Nëse Hamasi nuk do të lirojë pengjet izraelite dhe vazhdon të qëllojë mbi komunitetet izraelite, Gaza do të marrë goditje të fuqishme sa që nuk është parë për një kohë të gjatë”, tha Katz gjatë një vizite në qytetin jugor Netivot.
Hamasi së fundi ka lëshuar dy raketa mbi Netivot, por ato nuk shkaktuan dëme dhe nuk pati të lënduar.
Katz theksoi se “IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) do të intensifikojë aktivitetet në Gaza deri në lirimin e pengjeve dhe eliminimin e Hamasit”.
Në periudhën e fundit, Izraeli ka kryer sulme në kampet e refugjatëve në Gaza, ku jetojnë gra dhe fëmijë. Çdo sulm ka shkaktuar dhjetëra të vrarë.
Ndryshe, llogarritet se aktualisht janë mbi 100 pengje nga 250 sa ishin marrë më 7 tetor të vitit të kaluar kur Hamasi kreu një sulm në Izrael. Deri më tani, mbi 45 mijë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 1200 izraelitë. /Telegrafi/