Telegrafi

Ministri Ismaili viziton spitalin e Gjilanit: Pas Emergjencës do të nis menjëherë edhe rinovimi i Ambulancave Specialistike

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se spitali Rajonal i Gjilanit ka pasur nevojë për investime.

Ai këtë e bëri të ditur në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se kërkesës së pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë të këtij qyteti i janë përgjigjur me projekte konkrete për ndryshimin e gjendjes.

Sipas tij, rinovimi i tërësishëm i repartit të Emergjencës me infrastrukturë të re, pajisje moderne dhe inventarë të përshtatshëm medicinal do të rris cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore.

Ismaili tha se pas Emergjencës do të nis menjëherë edhe rinovimi i Ambulancave Specialistike në të mirë të pacientëve të këtij spitali.

“Spitali Gjilani ka pasur nevojë për investime. Kërkesës së pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë të këtij qyteti ju kemi përgjigjur me projekte konkrete për ndryshimin e gjendjes. Rinovimi i tërësishëm i repartit të Emergjencës me infrastrukturë të re, pajisje moderne dhe inventarë të përshtatshëm medicinal do të rris cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore. Pas Emergjencës do të nis menjëherë edhe rinovimi i Ambulancave Specialistike në të mirë të pacientëve të këtij spitali. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook. /Telegrafi/