Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me aktorët e serialit më të shikuar në vend “O Sa Mirë”, kanë gëzuar sot fëmijët në repartin e Pediatrisë në QKUK.
Ismailli së bashku me aktorët, në prag të Vitit të Ri, u kanë shpërndarë dhurata fëmijëve të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.
” Buzëqeshjet sot ishin për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. Një festë e lezetshme, siç janë edhe vetë më të vegjlit tanë, në prag të Vitit të Ri, me aktorët e serialit O Sa Mire – Zyrtare”, me dhurata e përqafime. Gëzuar!”, ka shkruar ministri në Facebook. /Telegrafi/