Site icon Telegrafi

Ministri Hoti shkon në Komunën e Prishtinës, injoron Shpendin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar përmes Facebook-ut se më në fund, ministri i Financave Avdullah Hoti ka vizituar Kuvendin Komunal për ta kaluar projektin e autobusëve, por sipas tij, ai e ka injoruar atë duke takuar kryetarin e Kuvendit, Halim Halimi.

Sipas tij, kjo është meritë e presionit qytetar dhe konferencës së sotme të thirrur nga ai dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu.

Shënimi i plotë i Ahmetit:

Qe një muaj kërkuam takim trepalësh me Ministrin Hoti dhe BERZH. Qe dhjetë muaj e bllokon projektin e autobusëve.

Pas presionit qytetar dhe konferencës sot, Ministri Hoti ka ardh në komunë për ta takuar kryesuesin e Kuvendit Komunal Halim Halimin, gjoja për ti thënë për ta kaluar në Kuvend Komunal. Prapë nuk ka komunikuar me zyren tonë.

Presioni qytetare bën çudira, por kjo qeveri nuk i meriton postet që i ka. /Telegrafi/

Exit mobile version