Pas vërejtjeve që Kryeministri i Kosovës ju dha udhëheqësve të bordeve dhe menaxherëve, në një takim që kishte më 11 nëntor, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të financave , Avdullah Hoti.
Hoti ketë problem e ngriti sot ne mbledhjen e qeverisë së Kosovës, duke potencuar se përherë të parë që nga paslufta PTK, nuk është duke e paguar divendenten, divident që është e obliguar me ligjet e Kosovës.
Nga 40 milion euro që PTK kishte paguar para disa viteve, qeveria e ka zbritur në 15 milion euro dividentën për ketë vit.
PTK nga viti i kaluar udhëhiqet nga Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv i telekomit të Kosovës.
Në xhirollogari të Qeverisë nuk ka dalë as edhe një cent nga PTK.
Për ketë arsye Qeveria po ka probleme serioze me përmbushjen e agjendave sipas buxhetit të paraparë, duke venë në pikëpyetje realizimin i pritjeve të Qeverisë Mustafa.
Vetë ministri i Financave, Avdullah Hoti, në mbledhje te qeverisë e konsideroj si mjaftë problematike, për aq sa kërkoi edhe që Qeveria të ndërmarrë masa serioze në këtë drejtim.
Ai ka kritikuar ashpër neglizhencën e Bordit dhe menaxhmentit.
“Të hyrat nga devidenta e PTK-së kanë qenë zero në këtë periudhë. Për shkak se bordi i PTK-së nuk ka marrë vendim deri më tani që të bëjë pagesën e devidentës siç është planifikuar dhe unë kërkoj nga Qeveria të ndërmarrë masa në këtë drejtim. Sepse mosrealizimi i këtyre të hyrave, nënkupton edhe shkurtim të shpenzimeve në muajin dhjetor”, ka thenë Hoti në mbledhjen e qeverisë.
Java e kaluar nuk ishte e mirë për udhëheqësit e bordeve dhe kryeshefat ekzekutiv të Ndërmarrjeve Publike. Përformanca jo e mirë e menaxhimit të ndërmarrjeve, duket se e ka nervozuar edhe kryeministrin Isa Mustafa. Ky i fundit në fillim të javës së kaluar kishte ftuar të gjithë udhëheqësit e bordeve dhe kryeshefat në një takim të mbyllur. Nga 15 milionë euro, Qeveria i ka zbrit në 5 milionë euro Telekomit të Kosovës për 2017, edhe pse për 2016-të, nuk ka paguar asnjë cent në arkën e shtetit.
Bazuar në komunikatën që kishte lëshuar zyra për informim e kryeministrit, i pari i Qeverisë ka shpreh brengosje për afarizmin e këtyre ndërmarrjeve. Kryeministri gjatë këtij takimi, ka shpreh brengosje se një pjesë e kompanive publike po punojnë me humbje.
Ndryshe, kompanitë publike, në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me rënieje drastike të të hyrave si pasojë e keq menaxhimit të tyre nga bordet politike dhe jo profesioniste.
Shembulli më i keq për rënien drastike të të hyrave është Telekomi i Kosovës, i cili vitin e kaluar kishte realizuar të hyra në vlerë prej 84 milionë euro. Si pasojë e rënies të të hyrave, Telekomi i Kosovës, këtë vit nuk ka arrit të përmbush obligimin ligjor, të paguaj dividentën prej 15 milionë euro Qeverisë. Kjo e fundit ka kohë që ka telashe me këtë ndërmarrje pasi nuk po mund t’i përmbush projeksionet e parapare në buxhetin e këtij viti.