Ministri i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Britani të Madhe, ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), që do të mbahen më 10 – 13 maj 2016 në Londër të Britanisë së Madhe. Bashkë me Ministrin Hoti, është edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami.
Gjatë kësaj vizitë ministri Avdullah Hoti pritet të takohet me presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti, me përfaqësues tjerë të lartë të BERZH-it, me përfaqësues të Konstituencës së BERZH-it pjesë e të cilës është Republika e Kosovës, si dhe do të takohen edhe me përfaqësues të OFID-it dhe përfaqësues të JICA.
Ministri Avdullah Hoti gjatë kësaj vizitë do të merr pjesë edhe në sesionin e Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, ku Ministri Hoti merr pjesë në cilësinë e Guvernatorit të Republikës së Kosovës në BERZH. /Telegrafi/