Site icon Telegrafi

Ministri Hoti i jep shtytje firmosjes së jashtëligjshme të kontratave 12-milionëshe

 

Ka funksionuar presioni i ministrit të Financave, Avdullah Hoti, përkitazi me finalizimin e tri kontratave të prokurimit që kanë peshë më të madhe se 12 milionë euro.

 

Së paku një nga to është firmosur jashtëligjshëm, shkruan sot Koha Ditore.

 

Në fund të javës së shkuar, ministri Hoti i ka shkruar drejtorit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), Mursel Rracaj, me kërkesën që menjëherë të firmoset kontrata për furnizim me material zyrtar, ajo për furnizim me bileta të transportit ajror, si dhe kontrata për furnizim me goma për automjete. /Telegrafi/

Exit mobile version