Në një video të publikuar nga kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika, shihet ministri i Financave Avdullah Hoti.
Hoti duket mjaft i disponuar ku së bashku me këngëtarin me çifteli, këndojnë këngën e Destan Begut.
Nika e ka përshkruar këtë mbrëmje si “përkrahje masive në Abri”.