Site icon Telegrafi

Ministri Hoti e lë të pres për konferencë, udhëheqësin e Misionit të FMN-së (Foto)

Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, i ka pritur për konferencë Ministrin e Financave, Avdullah Hoti dhe guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza për rreth 10 minuta,shkruan Telegrafi.

Miniane ka ardhur me kohë në sallën e paracaktuar për konferencë por ai ka mbetur i vetëm derisa zyrtarët kosovarë kanë ardhur në konferencë.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë sot në ora 10:30 Konferencën për Media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, udhëheqësi i Misionit të FMN-së Jacques Miniane dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza. Konferenca për Media do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Qendra për Media (kati përdhes P-32)”, kishte njoftuar Ministria e Financave. /Telegrafi/

Exit mobile version