Telegrafi

Ministri Hamza: Pagat duhet të rregullohen me ligj

Për të arsyetuar vendimet për rritje të pagave në foltore ka dal ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili tha se sektori i pagave duhet të rregullohet me ligj.

Sipas tij ligjet që lidhen me reformën e Administratës Publike duhet të sillen në Kuvend dhe të aprovohen.

Duke iu drejtuar deputetes së VV-së Albulena Haxhiu, Hamza e ka pyetur atë nëse ka diku në ndonjë vend që deputeti e ka pagën dyfish më të madhe sesa ministri.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, e ka konfirmuar për Telegrafi, se Ligji për paga është në procedurë dhe pritet që të miratohet gjatë këtij viti.

“Është në procedurë dhe është duke u punuar në të. Shpresojmë që gjatë të këtij viti të përfundojë dhe të aprovohet. Sivjet duhet të miratohet ky Ligj që të stabilizohet sistemi i pagave që mos të kemi probleme me sistemin e pagave”, tha Gashi.

Sipas tij, me këtë Ligji sektori publik pritet të ketë një sistem të pagave, e jo të ketë dallime për pozitat e njëjta. /Telegrafi/