Site icon Telegrafi

Ministri Hajrullah Çeku për Driton Kukën pasi u shpall më i miri në botë: Faleminderit për krejt çfarë po bën për shtetin tonë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka uruar trajnerin, Driton Kuka dhe xhudisten Distria Krasniqi që u shpallën më të mirët në botë në konkurrencën e tyre nga Komiteti Ndërkombëtar i Xhudos.

Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë dhe ministri Çeku e ka uruar dhe falënderuar për punën e tij.

“Toni, trajner Kosove, më i miri në botë! Urime mjeshtër, faleminderit për krejt çfarë po bën për shtetin tonë”, ka shkruar ministri në Facebook.

Pos Kukës, edhe atletja kosovare, Disatria Krasniqi, është zgjedhur xhudistja më e mirë në botë për këtë vit, ku ka marr urimet e ministrit.

“Kampionja jonë olimpike Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë e vitit në botë. Urime kampione, plotësisht e merituar”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version