Telegrafi

Ministri gjerman i shëndetësisë bën thirrje që të përshpejtohet procesi i miratimit të vaksinës së Pfizer-BioNTech në Evropë

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, i ka bërë thirrje Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) të shpejtojë procesin e miratimit të vaksinës Pfizer-BioNTech.

“Tashmë i kemi të dhënat e nevojshme nga BioNTech. SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë miratuar vaksinën. Një vlerësim i të dhënave si dhe autorizimi nga EMA duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi Spahn në Twitter të dielën në mbrëmje.

“Kjo ka të bëjë edhe me besimin e njerëzve tek aftësia e Bashkimit Evropian për të vepruar”, shtoi ai.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi të dielën se vendi do të shkojë në një bllokim më të ‘rëndë’, duke filluar nga java e ardhshme derisa masa do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Masa e re vjen si pasojë e rritjes së rasteve nga coronavirusi në vend. /Telegrafi/

Jens Spahn