Site icon Telegrafi

Ministri i Ekonomisë në Gjermani kërkon nga prodhuesit vendas, makina elektrike me pamje më të mirë (Foto)

Gjatë një fjalimi, ministri i është drejtuar udhëheqësve të BMW, Mercedes dhe Volkswagen

Gjermania është lider i teknologjisë në botë, veçanërisht kur flitet për botën e automobilizmit, transmeton Telegrafi.

Ka një histori të gjatë të zhvillimit dhe prodhimit të modeleve më të mira, por nuk mund të thuhet njëjtë edhe për pamjen që e kanë. Duket se ministri i tanishëm i ekonomisë, këtë e sheh si problem.

Der Spiegel raporton se Ministri i Ekonomisë në Gjermani, Peter Altmaier është shumë i pakënaqur me pamjen që kanë makinat elektrike gjermane dhe kërkon nga prodhuesit vendas, në veçanti ato kryesore nga BMW, Daimler-Benz dhe Volkswagen Group, që të prodhojnë EV me pamje më të mirë.

“Vërtet kam dëshirë që ju zotëri Zetsche, Diess dhe ju Gruger nga BMW, të sillni një makinë që është seksi, sa gjysma e modeleve nga Tesla. Kur të nisni të shqetësoheni për dukjen atraktive të e-makinave tuaja, atëherë do të keni ide të reja në këtë drejtim”, ka thënë Altaimer gjatë një fjalimi.

Asnjë prej udhëheqësve të këtyre kompanive nuk ka kthyer përgjigje, mbase të habitur prej kërkesës së pa pritshme të ministrit. Kruger nuk ndodhej fizikisht në atë organizim, por fjalët lajmi sigurisht i ka arritur deri më tani.

Krahasuar me makinat elektrike që ka Tesla si dhe EV të prodhuesve gjermanë, mund të thuhet se Altaimer ka të drejtë.

Vetëm se ka shpresë edhe për të, meqë disa makina elektrike që janë parë në fazat testuese dhe do të prezantohen në një të ardhme të afërt, kanë pamje mjaft të mirë dhe mund të konkurrojnë edhe sa i përket eksterierit atraktiv. /Telegrafi/

Exit mobile version