Telegrafi

Ministri Cvetkov ka mbajtur takim me prodhuesit e grurit

Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Mihail Cvetkov sot ka realizuar takim me prodhuesit e grurit nga më tepër shoqata, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i takimit ishte të shqyrtohet gjendja momentale dhe të gjitha çështjet për një blerje më të suksesshme të grurit nga të korrat e ardhshme, duke pasur parasysh se pritet që ky vit të jetë jashtëzakonisht e volitshme dhe me të korra mbi nivelit. Nga 80.000 hektarët e mbjellë ose gati se 10.000 hektarë më shumë se vitin e kaluar, pritet të realizohet prodhim prej rreth 240.000 tonelata që është për rreth 25 për qind më tepër nga viti 2015, informojnë nga MBPU.

Për shkak të rendimenteve më të mëdha dhe kapaciteteve të vogla të bujqve për deponim, ministri Cvektov i ka informuar bujqit se ministria do të formojë një ekip i cili do ti vizitojë siloset më të mëdha në vend me qëllim të shqyrtimit të mundësive reale për deponimin e grurit.

Siç thuhet në njoftim, pas analizave të bëra, është akorduar që gjatë javës së ardhshme të mbahet edhe një takim plotësues./Telegrafi/