Site icon Telegrafi

Ministri Çeku pret në takim fëmijët e artistit të ndjerë, Rasim Thaçi – Cima

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ditën e sotme (e martë) ka pritur në takim fëmijët e të ndjerit, Rasim Thaçi-Cima, Adelinën dhe Artanin.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim të shpërndarë në Facebook në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo pasi në këtë muaj, saktësisht më 26 mars bëhen një vit që kur ka ndërruar jetë artisti për shkak të komplikimeve me COVID-19.

Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i bërë në faqen e MRKS-së (pa ndërhyrje):

“Këtë muaj bëhet një vit nga vdekja e artistit tonë të njohur Rasim Thaçi – Cima.

Ministri Hajrulla Çeku priti në takim fëmijët e tij, Adelina dhe Artan Thaçi.

Personaliteti i Cimës ishte i veçantë, ai dallohej si në dimensionin njerëzor ashtu edhe në atë artistik.

Dokumentimi i veprimtarisë së tij artistike dhe shënimi i datave të rëndësishme janë detyrime tona ndaj tij dhe të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për vendin tonë përmes artit”. /Telegrafi/

Exit mobile version