Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka deklaruar sot se “nuk e ka idenë” nëse sot do të përfundojë izolimi njëjavor i kryeministrit Boris Johnson, raporton Reuters.
“Nuk di asgjë për gjendjen e tij shëndetësore. Ajo çfarë di është që çdo ditë po bashkëpunojmë për të tejkaluar krizën dhe kryeministri po punon shumë në këtë drejtim”, ka deklaruar Hancock në ITV, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që kryeministri britanik një javë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, ndërsa prej asaj kohe është futur në një izolim njëjavor.
Ndërkaq Britania e Madhe është një nga vendet që është goditur më së shumti nga COVID-19. /Telegrafi/