Telegrafi

Ministri britanik përshëndet vendimin e Ivanovit për dhënien e mandatit

Ministri britanik Alan Duncan, ka përshëndetur vendimin e Ivanovit për dhënien e mandatit. Ai thekson se ky është një hap i rëndësishëm për të ecur para, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E përshëndes vendimin e kryetarit Ivanov që mundëson shumicën parlamentare të udhëhequr nga Zoran Zaev të formojë qeveri. Ky është një hap i rëndësishëm për të ecur para. Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje të gjithë liderëve politik të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në interes të Maqedonisë dhe të tërë popullatës. Ne qëndrojmë të gatshëm t’i mbështesim këto përpjekje dhe ta mbështesim Maqedoninë në ambicjet e saja për NATO-në dhe BE-në”, thuhet në deklaratën e Duncan./Telegrafi/