Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, është tërhequr nga gara për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Wallace i tha Economist se “kjo nuk do të ndodhë” dhe se ka “shumë çështje të pazgjidhura në NATO”.
Ai tha se SHBA donte që Stoltenberg të qëndronte në atë rol, transmeton Telegrafi.
Në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se do të mbështeste kreun e NATO-s, qw do tw vinte nga Mbretëria e Bashkuar, kur të takohet me kryeministrin Rishi Sunak në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tregoi se Wallace është një “person shumë i kualifikuar”, por se “mbetet për t’u parë” se kush do ta marrë vendin e punës.
Para udhëtimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Sunak tha se Wallace është i respektuar në mbarë botën.
“Beni po bën një punë fantastike. Ai është një ministër i shkëlqyer i Mbrojtjes. Beni është i respektuar nga kolegët e tij në mbarë botën. Ne jemi një nga vendet e pakta që marrim pjesë në çdo operacion të vetëm të NATO-s. Ne shihemi gjerësisht si një udhëheqës i besuar në NATO”, tha Sunak në fillim të qershorit. /Telegrafi/