Telegrafi

Ministri britanik i Mbrojtjes emocionohet gjatë intervistimit: Disa njerëz nuk do të kthehen nga Afganistani 

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ishte shumë i pushtuar nga emocionet derisa fliste sot në një intervistë për LBC, për situatën në Afganistan dhe rënien e këtij shteti në duart e talebanëve.

Duke iu drejtuar opinionit, Wallace pranoi se “disa njerëz nuk do të kthehen nga Afganistani”, dhe se është i pikëllues fakti që “Perëndimi e ka lënë këtë shtet në pozitë të palakmueshme”, transmeton Telegrafi.

“Është e trishtueshme që Perëndimi ka bërë atë dhe duhet të japim gjithçka nga vetja që të tërheqim sa më shumë njerëz dhe t’i përmbahemi obligimeve tona. Disa njerëz nuk do të kthehen dhe për këtë duhet të japim gjithçka nga vetja në vendet e treta që t’i gëzojmë”, ka shtuar Wallace.

Wallace që më herët kishte shërbyer në Gardën e Skocisë, ka folur për përpjekjet për evakuimin e afganëve pas ardhjes së talebanëve në pushtet.

Ai konsideron se në qytet gjenden rreth 4.000 shtetas britanikë dhe afganë besnikë, të cilët kanë nevojë të evakuohen. /Telegrafi/