Telegrafi

Ministri i brendshëm turk kërkon t’ju thyhen këmbët atyre që shesin drogë pranë shkollave

Suleyman Soylu është Ministri i Brendshëm i Turqisë, që ka bërë një kërkesë kontroverse ndaj forcave të rendit, që është kritikuar ashpër nga opozita.

Ai ka kërkuar që t’ju thyejnë këmbët shitësve të drogës, po që se kapen pranë shkollave, ndërsa përgjegjësinë do ta merr ai vet, transmeton Telegrafi.

“Po që se një kontrabandues është pranë shkollës, duhet t’ia thyeni këmbët. Bëjeni dhe më fajësoni mua. Do të paguajmë edhe sikur nevojiten pesë, 10 apo 20 vjet burg” ka deklaruar ministri Soylu.

Komentet e ministrit janë kritikuar ashpër nga opozita, që kanë thënë se do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj tij për ‘nxitje për të kryer krim’.

Zyrtarët shtetërorë kanë mbrojtur vendimin e Soylu, me pretendimin se në këtë formë është duke u përpjekur që të çrrënjosë përdorimin e drogës. /Telegrafi/