Telegrafi

Ministri Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutojnë për sistemin social në Kosovë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka pritur në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga ekonomistja e lartë e Bankës Botërore, Stefanie Brodmann, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e reformës së sistemit social në Kosovë.

Me këtë rast, u diskutua edhe për prioritetet e Qeverisë Kurti në lidhje me përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, përfshirë përmirësimin e rezultateve të punësimit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me Bankën Botërore në këto fusha.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për nevojën e identifikimit të përfituesve të sistemit social, si dhe programeve të tjera për mbrojte sociale dhe shëndetësore. /Telegrafi/