Telegrafi

Ministri Berisha prezanton Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, kërkon nga deputetët votimin e projektligjeve

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, duke thënë se ky Projektligj është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese.

Berisha këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Me qëllim të mbikëqyrjes së kontrollit civil dhe demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Ministria e Mbrojtjes do të ketë funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saja. Ministria e Mbrojtjes do të hartojë politika të përgjithshme të mbrojtjes në nivel strategjik, do t’i ushtrojë kompetencat e plota në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, ka shtuar Berisha, raporton Telegrafi.

Edhe kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka kërkuar që të votohet nga  deputetët Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas tij, Projektligji i plotëson kushtet e parapara dhe i rekomandon Kuvendit miratimin e tij në parim. /Telegrafi/