Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë të MEDEF International që mbahet në Paris.
Në këtë takim merr pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ku do të prezantohen përparësitë e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga kompanitë e huaja.
Ministri Besim Beqaj do të prezantojë mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për tërheqje të investime të huaja në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. /Telegrafi/