Telegrafi

Ministres britanike i vidhet çanta gjersa ishte në një takim me policët

Ministres së policisë së Britanisë së Madhe, Diana Johnson, i vodhën çantën ndërsa ajo ishte në një konferencë me oficerët e lartë të policisë.

Një burrë 56-vjeçar raportohet se është arrestuar nga Policia e Warwickshire nën dyshimin për vjedhje dhe është liruar me kusht.

Në fjalimin e saj, Johnson kritikoi “epideminë e sjelljeve antisociale dhe vjedhjet” nën qeverinë konservatore.

Ajo premtoi se “do ta kthejë sundimin e ligjit në rrugët e Britanisë”, shkruan skynews.

“Shumë qendra të qyteteve dhe rrugë të larta në të gjithë vendin janë kapluar nga një epidemi e sjelljes antisociale dhe vjedhjeve të dyqaneve që po gërryen komunitetet tona dhe nuk mund ta lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ajo.

Zyrtarisht është konfirmuar se çanta i është vjedhur ministres, por nuk ka pasur ndonjë rrezik për jetë. /Telegrafi/